Aksident në qendër të Përmetit, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Përmetit.

Një automjet është përplasur me tre makina të tjera  duke shkaktuar dëme materiale.

Mjeti i drejtuar nga i riu F. Lahe është përfshirë në aksident, pasi i ky i fundit nuk ka mundur të kontrollojë shpejtësinë e makinës.

Në momentin e përplasjes nuk ka pasur këmbësorë në zonën përreth, ndërsa drejtuesi do të procedohet penalisht për dëmtim prone dhe shkelje të rëndë të rregulllave të qarkullimit rrugor, si edhe do të gjobitet me 50 mijë lekë të reja./Albeu.com/


Shtuar 17.06.2023 22:56

Tags: