Infektohet me koronavirus numri dy i policisë së Rendit në Tiranë
Një tjetër prej drejtuesve të Policisë së Shtetit është infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për zv.drejtorin e Rendit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.

Ai është në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet prej dy ditësh në banesën e tij.

Dy ditë më parë u njoftua se edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është infektuart me COVID-19. Ai gjithashtu po kurohet në banesë.

Në vendin e tij është komanduar zëvendës drejtori i Policisë, Albert Dervishaj.
Shtuar më 22/11/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori