Infektohet me COVID-19 drejtoresha e kopshtit në Elbasan, karantinohet stafi
Ditën e sotme, 5 persona rezultuan të infektuar me COVID-19 në Elbasan.

Një nga të infektuarit mësohet se është drejtoresha e kopshtit nr. 13 në këtë qytet.

Mësohet se gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar deri në marrjen e tamponëve.

Nuk dihet ende se si është infektuar ajo.

Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive në këtë qytet.

Shtuar më 12/09/2020, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori