Infektohen me koronavirus dy nënkryetarët e Bashkisë
Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kane rezultuar pozitiv me covid 19, pas kryerjes së testimeve. Mësohet se ata janë të vetë izoluar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin nuk kanë pasur shenja të rënduara të sëmundjes.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës vijon punën normalisht edhe pas konfirmimit të rasteve, ndërsa nuk dihet nëse të gjithë punonjësit i janë nënshtruar testimeve.

Kujtojmë se më herët edhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Shtuar më 27/07/2020, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori