Infektimi i deputetit me COVID 19, vetëizolohen ministrat dhe zyrtarët e tjerë
Deputeti shqiptar i LSDM, Muhamed Zekiri ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe kjo ka sjellë menjëherë efektin zinxhir të izolimit të ministrave në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike, Milla Carovska nga sot është në vetizolim pasi javën e kaluar kishte pasur kontakte me zv/ kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri. Carovska përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka realizuar testin për Covid-19 dhe se ka rezultuar negativ mirëpo në përputhje me anketën epidemiologjike do të duhet të qëndrojë në vetizolim deri më 9 qershor.

“E informoj publikun se nga sot jam në izolim të detyrueshëm, pasi dje kolegu im Muhamed Zekiri rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, unë përfundimisht do të jem në izolim deri më 9 qershor.”, ka shkruar mes tjerash Carovska.

Gjithahtu bëhet e ditur se ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec janë në izolim shtëpiak për shkak se kanë pasur kontakt me nënkryetarin e LSDM-së Muhamed Zekiri.

Mançevski dhe Zabërçanec, sipas Alsat TV, në profilet e tyre në Facebook informuan se me rekomandim të epidemiologëve do të jenë në vetizolim.

“Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe duhet t’i respektojmë. Mukit dhe familjes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë të tjerëve Ju dëshiroj shëndet të mirë”, shkroi ministri Mançevski.

Edhe Zabërçanec informoi se është në vetizolim shtëpiak për shkak të asaj se të enjten pasdite kishte qenë në mbledhje me Zekirin. Në takim, siç shkruan, ishin zbatuar rekomandimet për distancë fizike, bartja e maskës dhe përdorimi i mjetit për dezinfektim para dhe pas takimit.

“Gjithsesi, për shkak të shmangies të rrezikut edhe më të vogël, do ta zbatoj vetizolimin e rekomanduar. Nuk kam kurrfarë simptoma, ndërsa do të testohem gjatë javës. Muhamedit dhe familjes së tij iu dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë t’i respektojmë masat dhe rekomandimet e epidemiologëve dhe në këtë mënyrë të mbrojmë vetveten dhe të gjithë rreth nesh”, shkroi Zabërçanec në Facebook.

Edhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Epidemiologëve Administratë, Damjan Mançevski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se për shkak të kontaktit që ka pasur me nënkryetarin e partisë Muhamed Zeqiri i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe me rekomandim të epidemiologëve do të futet në vetizolim 14 ditorë.

Shtuar më 01/06/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori