Indianët mblidhen rreth gjarpërit, ia nisin të qeshurës (VIDEO)

Një video e re ka dalë online, që shfaq një gjarpër i cili gëlltiti një shishe të zbrazur plastike dhe më pas ka vështirësi që ta nxjerrë atë jashtë përsëri.

Videoja, e incizuar në Goa, Indi, shfaq gjarprin kobra duke e gëlltitur ngadalë shishen e plastikës, përderisa një turmë banorësh kureshtarë u mblodhën për të shikuar.

Gjarpri duket se nuk pësoi ndonjë dëmtim, pasi e nxori përsëri jashtë shishen e plastikës.

Kur banorët e panë gjarprin, menduan se kishte gëlltitur diçka të madhe të cilën nuk ishte në gjendje ta tretë.


Shtuar më 14/08/2018, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori