Xavit nuk i del inati me Barcelonën: Zemërohem kur dëgjoj himinin e Champions League

Impakti i teknikut Xavi në lojën e Barcelonës është shumë i lartë, mirëpo ky impakt nuk mjaftoi për t’i mbajtur “blaugraunat” në Champions League dhe tanimë pretendentët kryersorë të titullit në Spanjë për këtë vit do të luajnë në Europa League, ku kundërshtari i parë do të jetë Manchester United.

Në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Manchester United, tekniku spanjoll e paranoi haptazi se “zemërohet” kur dëgjon himnin e Champions League jashtë stadiumit.

“Unë ende zemërohem kur dëgjoj himnin e Champions League në shtëpi. Për hir të historisë dhe madhështisë, ne duhet të jemi në këtë turne.

Por ne duhet të përballemi me të vërtetën. Ne jemi të inkurajuar nga Liga e Evropës. Ai është gjithmonë i rëndësishëm. Pa dyshim, ky është një test i mirë për t’u siguruar që mund të garojmë në Evropë”,- u shpreh tekniku Xavi.


Shtuar 15.02.2023 17:45