Inagurohet Universiteti BEDĖR (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
U inagurua sot hapja e Univeristetit “Hėna e Plotė” nė Sauk tė Tiranės.
Ky universitet ėshtė hapur nga Komuniteti Musliman i Shqipėrisė pas shumė vitesh kėrkesė. Nė ceremoninė e prerjes sė shiritit tė inagurimit ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e vlerėsoi lartė punėn e bėrė gjer mė tani, teksa premtoi mbėshtetje tė vazhdueshme pėr nisma tė tjera tė kėtij komuniteti.

Duke e konsideruar hapjen e kėtij universiteti si njė kontribut tė madh pėr vendin, Berisha tha se "mėsimet mbi Zotin janė mėsimet mė tė vyera mbi tė cilat ndėrtohet morali njerėzor". Kjo shkollė, sipas tij, "ėshtė njė zhvillim i rėndėsishėm nė formimin, edukimin dhe promovimin e mėsimeve tė Kuranit dhe Zotit".

"Shqiptarėt janė njė komb me liri tė plotė besimi, por nga ana tjetėr respektojnė plotėsisht besimet e njėri-tjetrit. Jam i bindur se ky universitet do tė japė njė kontribut tė madh nė konsolidimin gjithnjė e mė tė madh tė kėtij virtyti mė tė arrirė qė kanė shqiptarėt dhe kombi ynė nė veēanti", tha Berisha, ndėrsa shprehu bindjen se te mirėkuptimi, bashkėpunimi dhe toleranca ndėrfetare qėndron forca e besimit te Zoti.

Sipas tij, "ky ėshtė mesazhi i shkėlqyer qė ky komb i vogėl i pėrcjell qytetėrimit tė madh perėndimor dhe botėror". "Ky mesazh njerėzor dhe hyjnor u ripėrtėri pas njė kalvari tė egėr dhe po rezonon gjithnjė e mė shumė nė Europė dhe botė. Pėr 45 vite me radhė, ky komb ishte arenė e pėrballjes midis besimit tek Zoti dhe rrugės tjetėr, qė donte me ēdo kusht t'i bindte shqiptarėt se ajo ishte rruga e vetme", tha Berisha.

Universiteti BEDĖR do tė ofrojė programe studimore tė ciklit tė parė nė dy fakultete me gjashtė departamente. Nė Fakultetin e Shkencave Humane do tė ofrohen programet e studimit nėn Departamentin e Shkencave Islame, Departamentin e Shkencave Juridike dhe Departamentin e Shkencave tė Komunikimit. Ky fakultet do tė pėrmbajė gjithashtu edhe njė qendėr kėrkimore “Pėr Dialogun Ndėrfetar dhe Ndėrkulturor”. Fakulteti i Filologjisė dhe Edukimit do tė ofrojė tre mundėsi tė tjera studimi nė Departamentin e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze, Departamentin e Gjuhės dhe Letėrsisė Arabe dhe Departamentin e Gjuhės dhe Letėrsisė Turke. Ndėrkohė, nė kėtė fakultet do tė jetė aktive edhe Qendra kėrkimore-zhvillimore “Pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqipe”.

Universiteti BEDĖR do tė jetė njė institucion i standardeve ndėrkombėtare, duke synuar tėrheqjen dhe arsimimin e tė rinjve jo vetėm nga Shqipėria dhe hapėsira mbarė-shqiptare por edhe nga vendet e tjera tė rajonit dhe Evropa, duke u bėrė kėshtu njė qendėr e promovimit tė vlerave islamo-shqiptare.

Mėsimdhėnia nė Universitetin BEDĖR do tė zhvillohet nė gjuhėt arabe, shqipe dhe turke, ndėrkohė qė edhe gjuha angleze do tė jepet nė mėnyrė intensive si lėndė e gjuhės sė huaj gjatė gjithė kohėzgjatjes sė studimeve.

Universiteti BEDĖR, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, me njė infrastrukturė moderne dhe nėn kujdesin e njė stafi tė pėrkushtuar akademik, ofron mundėsi studimi tė mbėshtetur nė kurrikula nė pėrputhje me standardet bashkėkohore ndėrkombėtare, programe studimi multidisiplinore dhe mundėsi pėr marrjen e dy diplomave.

Universiteti BEDĖR synon pėrshtatjen me konceptin akademik tė parimeve themelore Islame dhe njerėzore, duke vlerėsuar traditėn mbarė-shqiptare dhe vlerat universale. Pėrgatitja e specialistėve tė lartė, nė pėrputhje me kėrkesat dhe nevojat e shoqėrisė nė ndryshim dhe zhvillim si dhe ndėrmarrja e studimeve dhe punės kėrkimore pėr ēėshtje sociale qė shqetėsojnė myslimanėt shqiptarė dhe shqiptarėt nė tėrėsi nė hapėsirėn ku jetojmė ėshtė njė tjetėr synim i rėndėsishėm i Universitetit BEDĖR.

Puna kėrkimore dhe studimore nė shkencave sociale dhe fetare pėr tė pasur njė shoqėri tė mbushur me vlera; Promovimi dhe forcimi i harmonisė fetare, tolerancės, bashkėjetesės dhe bashkėpunimit, dialogut ndėr-fetar dhe atij ndėrkulturor; Promovimi i modelit shqiptar tė bashkėjetesės dhe tolerancės fetare dhe dialogut ndėr-fetar nė botė si dhe kryerja dhe publikimi i studimeve tė pėrbashkėta ndėr-fetare mes akademikėve dhe studiuesve tė tre besimeve monoteiste janė njė pjesė e rėndėsishme qė Universiteti BEDĖR synon tė realizojė nėpėrmjet aktivitetit tė tij.

Universiteti BEDĖR do tė pranojė njė numėr tė kufizuar studentėsh pėr ēdo departament, duke synuar sė pari cilėsinė nė pėrgatitjen e tyre. Kandidatėt tė cilėt dėshirojnė tė ndjekin studimet pranė Universitetit BEDĖR, duhet tė plotėsojnė kriteret e nevojshme pėr regjistrim siē janė mesatarja mbi 8.00 e shkollės sė mesme, kalimi me sukses i provimit tė hyrjes apo rezultate tė arritura nė konkurse dhe provime tė tjera tė njohura nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare. /start/albeu.com/

Shikoni Videon:


Shtuar më 07/04/2011, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Kush eshte kryeministri me i gjate, le te urdheroje ne podium!"

.