Imzot Angelo Massafra lutet për popullin shqiptar: Zoti e ndaloftë këtë plagë
Arqipeshv i Shkodrës Imzot Angelo Massafra teksa ndodhet në Athinë ku po merr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvinjve të Europës është lutur për popullin shqiptar pas tërmetit të fuqishëm 6.5 ballë.

Imzot Angeloa Massafra është shprehur se ai do të jetë i pranishëm me lutjet e tij në të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit dhe kanë pësuar dëme materiale.

Ipeshkvinjve të Europës mbi temën e shpëtimit të krijesës, marr pjesë me dhimbje në gjendjen e krijuar mbas fatkeqësisë natyrore që ka goditur tokën tonë, duke shkaktuar viktima e dëme të konsiderueshme materiale. Jam pranë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhe kanë pësuar dëme materiale.

"Do jenë të gjithë të pranishëm në lutetjet e mia dhe në mirësinë e Zotit të mëshirshëm; por në të njëjtën kohë, si President i Caritas Shqiptar, garantoj përfshirjen aktive të kësaj strukture në lehtësimin e shqetësimeve dhe nevojave të tyre. Zoti pastë mëshirë dhe e ndaloftë këtë plagë që po godet në mënyrë të vazhdueshme tokën tonë dhe uroj që këto rrethana do të na ushqejnë dhe nxisin të gjithëve drejt ndihmës reciproke dhe solidaritetit vëllazëror, të cilat, në momente si këto, duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë. Me çdo bekim Angelo Massafra O.F.M. Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult President i Caritas-it Shqipëtare’ është shprehur Imzot Angeloa Massafra.
Shtuar më 26/11/2019, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori