“IMSI Catcher” nuk përgjon audio dhe sms
Ministria e Brendshme italiane i është përgjigjur interesit të Prokurorisë shqiptare sa i takon pajisjes “IMSI Catcher”. Në letër bëhet me dije se kjo pajisje është përdorur për aktivitet formues dhe stërvitor dhe se “IMSI Catcher” nuk është në gjendje të përgjojë audio apo sms.

Letra e plotë:
Pajisja IMSI Catcher, modeli Vortez Air, e prodhuar nga shoqëria franceze Ercom e shpërndarë në Itali nga Italarms është përdorur nga Shërbimi i Policisë Shkencore për të zhvilluar aktivitete formuese dhe stërvitore për Policinë Shqiptare, në sajë të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

Kjo pajisje është në gjendje që të bëjë regjistrimin dhe vendndodhjen të përdoruesve dhe telefonave celularë nëpërmjet dy fazave të ndryshme të funksionimit.

Faza e parë konsiston në zbulimin e antenave radiomobile të pranishme në zonën operative, duke përcaktuar për secilin nga përdoruesit telefonikë të pranishëm dhe për çdo lloj teknologjie radio (2G, 3G, 4G). Ndër antenat e zbuluara do të seleksionohen ato që do të përdoren për fazën tjetër.

Faza e dytë, fillimisht pajisja konfigurohet për të simuluar antenat individuale të fazës së parë. Në këtë pikë është e mundur që të kryhen dy lloje tipologjie të aktivitetit teknik.

Regjistrimi: Telefonat prezentë dhe të arritur nga antenat artificiale do t’i komunikojnë pajisjes identitetin e tij duke bërë të mundur kështu regjistrimin edhe të monitorimit, të shërbimit (IMSI) dhe të vetë telefonave (IMEI).

Vendndodhje: Pas regjistrimit të kodit IMSI dhe IMEI të caktuar, pajisja, në këtë fazë të dytë, mund të operoje edhe si lokalizues i vendndodhjes, që parashikon dhe njohjen e pajisjes telefonike të caktuar. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori