Harito: Të luftojmë kontrabandën e celularëve
Pëlqej
Pas thirrjes së Bashës që qytetarët të mos dorëzojnë të dhënat personale, ka reaguar Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, me anë të një deklarate për mediat.

Ajo tha se me kodin IMEI, qëllimi i qeverisë është lufta e kontrabandës së celularëve dhe vendosja e taksës, për çdo celular që hyn në Shqipëri.

“Qeveria nuk ka asnjë punë me të dhënat personale të qytetarëve. Qeveria ka për detyrë të luftojë kontrabandën e celularëve dhe për çdo aparat celulari që hyn në Shqipëri, të paguhet taksa.

Pra kodi i famshëm i IMEI nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e komunikimit, si me thënë kodi i shasisë së një makine”, deklaroi Harito.

Harito hodhi poshtë pretendimin e Bashës se kodi IMEI, po përdoret për të marrë të dhënat personale.

“Pretendimi për gjoja kontrollin e të dhënave të qytetarëve përmes telefonit është sjellje e propagandës së vjetër, ose edhe me keq, rrjedhojë e budallëkut që karakterizon të paaftët kur duan edhe ata të thonë fjalën e tyre”, shtoi ajo. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori