Me tre emigrantë të paligjshëm në makinë e pa patentë, prangoset durrsaku në Korçë

Një 24-vjeçar nga Durrësi u arrestua nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm.

I riu me inicialet S.M., u ndalua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa emigrantëve i kishte marrë nga 200 euro me premtim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ai drejtonte mjetin pa patentë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 14:37