Vrasje në Elbasan! Vdes njëri vëlla, tjetri në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr me thika.

Informacionet e para bëjnë me dije se nga sherri ka humbur jetën njëri prej tyre dhe tjetri në gjendje të rëndë.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur te Fusha e Vjeter e Sportit ne Elbasan, ku të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur.

Dyshohet se vëllezërit janë përfshirë në një sherr me thika me persona të tjerë ndërkohe ende nuk ka reagim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

/albeu.com/

 


Shtuar 5.11.2021 20:26