Imallari u shpall gabimisht i pajetë, kush janë protestuesit që u lënduan teksa protestonin
Në një dalje për mediatm ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur rreth situatës së tensionuar në Unazën e Re.

Vokshi dhe ish deputetja Dhurata Çupi kanë vizituar nga afër banorët të cilët aktualisht po mjekohen në spitalin e Traumës.

Në spital ndodhen 7 persona që po merrnin ndihmë të specializuar.

Ndërkohë që mësohet se numri i personave të plagosur nga dhuna e policisë ka shkuar në 8, mes tyre është edhe protestuesja Lindita Protoduari.

Ndërkohë mësohet se protestuesit e lënduar janë si mëposhtë:

Mahmut Imallari(i cili u shpall si i pajetë nga deputetja Pampuri, por fatmirësisht është mirë).

Isuf Gjata
Artur Muja
Gentiana Alla
Çerçiz Jaçe
Adelina Shehu
Dhurata Shehu


Shtuar më 12/11/2019, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori