Ismail Kadare nderohet me titullin “Ukshin Hoti” në komunën e Rahovecit

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me titullin “Ukshin Hoti” në komunën e Rahovecit.

Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti ka vlerësuar me dekoratën “Ukshin Hoti”, shkrimtarin tonë të shquar Ismaili Kadare. Aty u kujtua komunikimi i Kadares dhe Ukshin Hotit, në kohën kur ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë.

Bashkëshortja e Ismaili Kadare, shkrimtarja Helena Kadare tha se Ukshin Hoti është një njeri që besoi dhe luftoi për ide duke besuar në një forcë të jashtëzakonshme që është në shpirtin e këtij vendi të cilin historia e ka ndëshkuar vazhdimisht. Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hoti janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës.