Ilir Meta flet për raportin me Edi Ramën në TV e Estonisë
Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për Televizionin shtetëror të Estonisë thotë se për negociatat me Bashkimit Evropian, Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë.

Sipas kreut të shtetit, mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një problem, por ai shpreson që në muajt e ardhshëm ajo do të jetë në funksion dhe do të marrë vendimet e duhura e të drejta.

I pyetur për një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit dhe emërimin të gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese Meta tha: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare.

Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese. Gjithashtu, edhe për ta çuar Reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.

Por për Presidentin Meta zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, e cilësoi si një një moment të papranueshëm të Demokracisë në Shqipëri. Ai është pyetur edhe për raportet me Kryeministrin Edi Rama, teksa u përgjigj: “Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizmin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian”.

“Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen? – pyet gazetari estonez.

Dhe për këtë pyetje, Meta ka këtë përgjigje: Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik. Nuk kishte si të mbetej pa përgjigje edhe një pyetje për negociatat.

“Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë?

Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.
Shtuar më 08/10/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori