ILDKP: Gjyqtarët i fshehin pronat në emra të tjerë
Pëlqej
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka verifikuar pasuritë e 60 gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Pas problemeve të gjetura gjatë verifikimit paraprak të pasurisë së këtyre gjyqtarëve, ILDKP pohon se ka vendosur të bëjë një hetim të thelluar.

Në skanerin e Inspektoriatit kanë kaluar pasuritë e gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Bëhet e ditur se hetimi mbi pasurinë e gjyqtarëve filloi një muaj më parë mbi një listë të hartuar kryesisht por edhe duke iu referuar denoncimeve të bëra nga gjyqtarët në linjën telefonike falas që është vendosur nga ILDKP.

Sipas Inspektoratit nga hetimet e deritanishme ka dyshime se gjyqtarët zotërojnë pasuri të cilat i kanë hedhur në emra të personave të tretë, të afërm apo familjarë të tyre.Kontrolli i pasurive të gjyqtarëve të të gjitha shkallëve vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes KLD-së dhe ILDKP-së ku pasuritë e të gjithë gjyqtarëve do të kalojnë në sitën e ILDKP-së.

Në këtë hetim do të jenë edhe udhëtimet që togat e zeza ka kryer jashtë vendit. Kjo marrëveshje vjen pasi KLD, institucioni që ka nën varësi gjyqtarët nuk ka tagër për të kontrolluar pasuritë e tyre dhe kështu ILDKP ka nisur kontrollin për 345 gjyqtarë ku 60 prej tyre kanë pasuri të dyshimta si dhe të kaluara në emër të personave të tjerë qoftë edhe të afërm.
Shtuar më 18/11/2010, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori