"Ikni vetë, kaq di t’ju them", reagon Braçe pas skandalit te hipotekat (FOTO LAJM)

Denoncimi i bërë mbrëmë nga “Fiks Fare”, i cili tregonte se si një qytetar prej më shuumë se 6 vitesh e kishin sorollatur veprimet e Hipotekës së Durrësit, diçka që u dëshmua më zë dhe figurë pavarësisht se kishte bërë një ankesë edhe në portalin e bashkëqeverisjes, ka reaguar ashpër zv.Kryeministri, Erion Braçe.

“Ikni vete! Menjëherë! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetareve dhe Fiksit”– shkruan Braçe ne Facebook.

Këtë deklaratë të tij në rrjetet sociale e ka shpërndarë edhe Kryeministri Rama në Instagramin e tij duke shkruar përkrah fotos: “O ne o këta! Këmba këmbës!”.

Në rastin e denoncuar mbrëmë , drejtori i përgjigjet qytetarit se “le të ta zgjidhë Rama problemin meqë je ankuar tek ai”

Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se “filloi mallin (drogën)”.

Denoncimi i qytetarit:

Në Fiks Fare u ankua Albert Doda, nga fshati Draç në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës, i cili tha se familja e tij ka trashëguar një pronë prej 6600 metra, e cila ndodhet në krahun e bregut të detit. Prona është përfituar në vitin 1991 nga babai i denoncuesit. “Në vitin 2011, babai ndërron jetë dhe bëj aktin e trashëgimisë. E dorëzojmë në hipotekë. Shkojmë të pyesim në hipotekë dhe më thonë se prona është 7300 metra. Por në AMTP është 6600 metra tokë arë dhe 300 metra truall. Certifikata është nxjerrë 700 metra mbi akt. Më kanë hequr 100 metra te shtëpia dhe më kanë shtuar 700 metra në tokën arë” thotë Alberti. Më tej shton se nuk i intereson se kush do ta marrë atë 700 metër, le ta mbajë shteti, por familja e tij të përfitojë aq sa ka trashëguar.

“Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. S’më intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes” thotë Alberti.

Pas denoncimit, qytetari shkon në Hipotekën e Durrësit. Në sportel takon një punonjës, i cili i thotë që në 4 vjet janë ndërruar mbi 10 regjistruar. Ndërkohë, i thotë që s’di si të veprojë, pasi ai vetëm 1 vit ka. Pasi nuk i jep zgjidhje, e pyet sa afër është toka me detin pasi është një shoku i tij që kërkon tokë. Por, pasi nuk i jep zgjidhje, e orienton të takojë drejtorin e Hipotekës së Durrësit.

Qytetari shkon në zyrën e drejtorit dhe fillimisht flasin për ankesën që qytetari i ka dërguar Zyrës së Bashkëqeverisjes. Alberti i thotë drejtorit se ka marrë një përgjigje, por jo nga Hipoteka por nga zyra e Bashkëqeverisjes, madje është marrë një masë administrative për një punonjës të hipotekës, që është larguar nga puna. Drejtori i përgjigjet se “Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë”, ndërsa punonjësit e tjerë qeshin. Në vijim të bisedës, pasi qytetari i tregon të dyja problematikat, drejtori e pyet sërish për emrin dhe i thotë se kur e çon te zyra e Bashkëqeverisjes s’mund të t’ia zgjidhë çështjen hipoteka. “Ti përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këtu do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës!” i thotë në fund drejtori, pa i dhënë zgjidhje qytetarit.

Një ditë pasi takon specialistin dhe drejtorin, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Durrës për të pyetur nëse është gjendur apo jo dosja. Ai takon një tjetër punonjës që i thotë se mund ta kishte zgjidhur fare mirë me punonjësit (të mos ishte ankuar). Qytetari shkon edhe në Prefekturë, te Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Një punonjëse i thotë se komisioni është shkrirë dhe pas datës 31 dhjetor 2018 nuk funksionon më, megjithëse ende nuk ka hyrë në fuqi ligji për kadastrat, që do të mbledhë bashkë disa drejtori nga Prefektura, Bashkia, Aluzini, Hipotekat…
Shtuar më 23/01/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori