IKMT në aksion, gati shembja e 33 objekteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar shembjen e objekteve ndër to banesa dhe lokale në zonën e Unazës së Madhe.

Sipas IKMT-së, do të shemben 33 objekte, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Mësohet se objektet janë ndërtesa një deri në katër katëshe.

Ndërkohë ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri tha se një protestues ka humbur jetën.

Ish-deputetja tha se viktima është Mahmut Imallari por ky informacion nuk është bërë i ditur nga policia.





Shtuar më 12/11/2019, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori