Ikën Afrim Qendro! U paralajmërua dje nga Albeu.com
Kreu i Autoritetit Rrugore Shqiptar, Afrim Qendro është shkarkuar sot nga detyra.

Qendro është zëvendësuar në detyrën e tij nga ish-ministrja Sonila Qato.

Ai ikën pas mega skandalit me kompaninë fantazëm tek Unaza e Re, e cila mori tenderin 18 milion euro me dokumente të falsifikuara.

Largimi i Qendros u paralajmërua dje nga portali "Albeu".

Gjatë ditës së djeshme u largua edhe kreu i OST-së, Klodian Gradeci.

Rama po përpiqet të pastrohet nga drejtorët që bënë kërdinë gjatë periudhës kur ministër ishte Gjiknuri duke synuar kështu që të mbyllë edhe mëkatët e mëdha që u bënë në bashkëpunim me ta.

Tashmë ai ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të dytë dhe i duhen emra dhe fytyra të reja pasi e bëri baltë me Ahmetajn, Gjiknurin, etj.

SHKRIMI I DJESHWM I ALBEU.COM QË PARALAJMWRONTE LARGIMIN E QENDROS

Drejtori i OST-së, Klodian Gradeci u largua sot nga drejtimi i kësaj ndërmarrjeje publike përmes dorëheqjes pas skandalit 12 milion euro që iu dha kompanisë fantazëm "DH Albania".

Kjo e fundit mori një tender 12 milion euro nga OST me dokumente false, por skandali u zbulua pas konstatimit se e njëjta kompani fshihej pas tenderit 18 milion euro për Lotin I të Unazës së Madhe.

Albeu.com kishte paralajmëruar largimin e kreut të OST-së pas shkarkimit të Damian Gjiknurit.

Tashmë, kur Belinda Balluku, ish-drejtoreshë e Ramës në bashki, ka ardhur në krye të Ministrisë së Insfrastrukturës, kryeministri kërkon tyë lajë duart nga të gjithë personat me të cilët "mëkatoi" më parë.

Pas Gjiknurit dhe kreut të OST-së, nga momenti në moment pritet largimi edhe i kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili është i përfshirë në skandalin 18 milion euro të Unazës së Re.

Shkarkimet pritet të zgjerohen edhe tek OSHEE duke larguar nga detyra Ardian Ccelën, një emër mjaft i përfolur për skandale gjatë drejtimit të kësaj ndërmarrjeje. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori