"Ika nga frika", Ervin Mata flet pas 5 muajsh në arrati
Biznesmeni Ervin Mata prej 5 muajsh ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018 në ish-Bllok është vetëdorëzuar në Polici vetëm një ditë më parë.

Nga ngjarja në fjalë, mbeti i vrarë Fabjol Gaxha ndërsa u plagosën biznesmeni Ervin Martinaj dhe Eljo Hato.

Poër rreth 5 muaj, Ervin Mata arriti t’i fshihej policisë shqiptare pas përfshirjes së tij në ndodhitë e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish bllokut, ku një person u vra dhe 2 dy të tjerë mbetën të plagosur.

Mësohet se i fejuari i Elvana Gjatës nuk kishte shkuar larg vendit ku ndodhi ngjarja. Ervin Mata kishte arritur të qëndronte i fshehur për 5 muaj pikërisht në Tiranë.

“Mua më sulmuan. Unë jam larguar nga lokali pasi u tremba, por nuk kam qenë i përfshirë dhe nuk kam qëlluar”, ka thënë ndër të tjera Mata. Ky i fundit pritet që brenda dy ditësh të dalë para Gjykatës së Tiranës, e cila do të bëjë edhe vlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” dhënë në mungesë. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori