"Ik, ik ik", studentët përzënë deputetin e PD-së (VIDEO)
Përplasjes së studentëve të Ekonomikut me policinë e Shtetit, solli reagime të forta në opinionin publik e politik.

Në këtë çështje tentoi të hynte edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, por ai nuk u pranua edhe pse tha se është aty për të larguar policinë nga Fakulteti.

Ata i kërkuan të dilte jashtë ambjenteve të Fakultetit Ekonomik sepse nuk donin që ngjarja të politizohej.

“Vazhdoni jashtë, na mirëkuptoni.Ju lutem vazhdoni jashtë.Nuk ndihemi të përfaqësuar nga asnjë deputet i Kuvendit. Largohuni!,” thanë në kor studentët.

“Kam ardhur për të larguar policinë, vetëm për këtë mision. Do largohemi bashkë me policinë, mos bëj detyrën partiake,” tha Boçi.

“Kur protestojmë, del kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na thotë bëni detyrën e partisë, dmth qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?!,” u përgjigjën studentët.
Shtuar më 11/01/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori