Identifikohet viktima në Durrës, çfarë thotë policia
Eshtë identifikuar viktima e gjetur pak më parë në Durrës, përballë shkollës “Naim Frashëri”.

Mësohet se i përket shtetasit Dashamir Arapaj 66 vjeç. Dyshohet se 66 vjeçari kishte konsumuar shumë alkool.

Pavarësisht se fillimisht u dyshua për vrasje, policia thotë pas kqyrjes së kufomës, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Gjithashtu, policia ka theksuar se njollat e gjakut janë si pasojë e të vjellave të viktimës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Shtuar më 24/10/2019, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori