Identifikohet shqiptari i vrarë në Selanik
Mbrëmjen e djeshme një shqiptar u vra në Selanik të Greqisë.

Policia greke ka raportuar se ka mundur të identifikojë viktimën dhe ai është Mirash L., nga Talja e Lezhës.

45-vjeçari jetonte prej vitesh në fshatin ku u gjet i vrarë.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Fytyra e tij kishte plagë të shumta.

Policia ka shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar, pasi dyshohet se mes tij dhe babait ka pasur një konflikt./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori