Vdes tragjikisht 17-vjeçari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 në Baldushk, Tiranë. Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë, kur makina me të cilën po lëvizte ka dalë nga rruga e është përplasur me bordurën anësore.

Policia bën me dije se adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/albeu.com/