Zbardhet vrasja e Mariglen Gjonajt, policia: 16-vjeçari u ekzetutua për një orë “Rolex”

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë, në 2015, ku është rrëmbyer dhe vrarë 16-vjeçari Mariglen Gjonaj.

Policia e Lezhës, në një konferencë për shtyp, thotë se vrasja është kryer nga Kristjan Cenaj, për qëllim vjedhjen e një ore Rolex që viktima posedonte.

Eshtrat e Gjonajt u gjetën në Fushë Kuqe në qershor të këtij viti. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, ku 16-vjeçari atëherë 16-vjeçar nxënës i klasës së dhjetë në gjimnazin e Mamurrasit.

I riu ishte për në shkollën me mjetin e të vëllait, por nuk u kthye më. Gjonaj kishte me vete Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.

Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin për të birin, por për shumë vite nuk pati asnjë rezultat./albeu.com