Ia gjeti anën skedinave, celulari e nxjerr zbuluar 25 vjeçarin
Policia e Korçës ka arrestuar një 25 vjeçar i cili vazhdonte të ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Xh.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Shtuar më 15/01/2020, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori