"Tërmet.. i q... robt.." Gjiknuri gjen kohë për ironi pas skandalit të përgjimeve (FOTO LAJM)

Sipas përgjimeve të gjermanes Bild, ish ministri Damian Gjiknuri rezulton i përfshirë në shitblerje të votovae dhe në një prej përgjimeve ai përmend disa "çuna problematikë", të cilët mund ti vijnë në ndihmë në situata të vështira.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Gjiknuri, ka postuar një foto me të rinjtë e Vlorës teksa për krah shkruan: "Pranë furgonit me gocat dhe çunat "problematik"".

Postimi i plotë

Mirëmëngjes

Pranë furgonit me gocat dhe çunat "problematik" të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.
Shtuar më 20/06/2019, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori