I vuri zjarrin pyllit, e pëson 57-vjeçari në Pukë
Policia e Pukës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë një 57-vjeçar.

Mësohet se shtetasi me iniciale K.G, i ka vënë zjarrit një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit me iniciale A. T. 48 vjeç.

Ndërkohë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i policisë

I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar duke rrezikuar dhe banesat përreth, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për banorët e zonave malore dhe për barinjtë që të tregojnë kujdes dhe të mos tentojnë të vënë zjarr në pyje e kullota, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 apo në Komisariatin Dixhital çdo tentativë të zjarrvënies dhe çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Shtuar më 05/08/2020, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori