I vunë zjarrin KZAZ-së në Shkodër, reagon Lleshaj: Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas protestës së mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku u thyen xhamat e një shkolle dhe iu vu zjarri, brenda së cilës ndodhen materialet zgjedhore të dërguara nga KQZ.

Ministri shkruan se asnjë kryetar bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe zjarr postin.

Ministri Lleshaj ne twitter:

Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.

:
Shtuar më 18/06/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori