I vunë flakën bunkerit në 8 dhjetor 2015, nën akuzë 8 protestues
Lidhur me djegien e bunkerit-simbol pranë Ministrisë së Brendshme, sot Prokuroria ka vënë nën akuzë tetë nga mbështetësit e Partisë Demokratike. Tetë protestuesit akuzohen pasi i vunë flakën bunkerit në datën 8 dhjetor të 2015-tës.

Mbi këta shtetas rëndon akuza për "prishje të rendit" dhe "shkatërrim prone". Nëse kthehemi pas në kohë, atë ditë një grup personash, përgjithësisht te rinj, hipën sipër konstruksionit prej betoni me flamuj ne duar dhe hodhën parulla kundër qeverisë.

Përpara se te mbërrinin tek bunkeri, protestuesit dogjën pjesërisht skelën e drunjtë qe përdorej per rikonstruksionin e Ministrisë se Zhvillimit Urban. Incidentet nisin qe ne momentet e para te protestës pranë Kryeministrisë.

Drejt godinës se qeverise u hodhën gurë, sende plastike, tymuese, boje dhe veze. Kjo ka bere qe fasada te pësoje dëmtime te lehta. Me pas iu vu zjarri pankartave si dhe një dordoleci, i cili portretizonte kryeministrin Edi Rama. /albeu.com/



Shtuar më 15/10/2016, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori