I vranë të dashurën dhe e palgosën në Laprakë, e shkuara e errët e Erion Bengos
Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës, ku një breshëri plumbash u lëshuan mbi dy të rinjë.

Si pasojë e këtij atentati mbeti e vdekur një 17 vjeçare e identifikuar si shtetësja, Briselda Gjikola, dhe u plagos një 23-vjeçar i quajtur, Erion Bengo.

Dy të rinjtë mësohet se ishin në një lidhje prej pak kohësh.

Ndërkohë 23 vjeçari, nuk është emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Erion Bengo është person me precedent penal, pasi 2 vite më parë ishte arrestuar për shantazh. Më 22 qershor të 2016 është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shantazhonte një vajzë me anë të një video intime.

Sipas policisë, në atë kohë, i riu bashkë me një bashkëpunëtor të tij, u akuzuan se i kërkonin 2000 euro vajzës me inicialet K.L., në mënyrë që mos ta publikonin videon intime. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2018, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori