U emërua si zëvendës guvernator nga Rusia në Kherson, ndërron jetë në aksident 45-vjeçari

Zëvendësguvernatori i Khersonit i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, është vrarë, thonë mediat shtetërore ruse.

Sipas BBC, ata cituan shërbimin e shtypit të guvernatorit rajonal të thoshte se ai vdiq në një aksident automobilistik. Stremousov, 45 vjeç, u emërua në detyrën e tij dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai ishte një nga ithtarët më të shquar të pushtimit rus dhe u bë i njohur për deklaratat agresive në rrjetet sociale, ndërkohë që kërkohej për tradhti nga policia ukrainase.

Ditët e fundit, Stremousov u kishte kërkuar civilëve të largoheshin nga bregu lindor i lumit Dnipro përballë përparimit ukrainas, mes indikacioneve se forcat ruse mund të braktisin qytetin.

Shumë zyrtarë të emëruar nga Rusia në Ukrainën e pushtuar janë shënjestruar në sulme. Kherson, e vetmja qendër rajonale ukrainase e kapur nga trupat ruse pas pushtimit të shkurtit, është vënë në shënjestër nga një kundërofensivë ukrainase. Ukraina akuzon Rusinë për dëbimin me forcë të banorëve vendas.