I vranë babain dhe xhaxhain, gjyshi i boksieri i lutet policisë: Na e lini dy ditë
Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit, ish-boksierit që ndodhet në burg i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, ka një lutje për shtetin.

Ai kërkon që Asmerin ta lejojnë edhe dy ditë të tjera të rrijë pranë familjes dhe të ndajë me ta dhimbjen për të ati dhe xhaxhain e ndjerë.

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd.
Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, tha Fahri Vejuka. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori