I vendosën tritol në shtëpi nënkryetarit, Mziu tregon çfarë fshihet pas sulmit
Kryetari në detyrë i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu e cilëson si akt terrorist eksplozivin që sipas PD-së u vendos te dera e n/kryetarit Vendim Demaj, ndërsa sipas policisë te dera e fqinjit.

"Po ndiqja nga mediat dhe më vjen mirë që opozita është sinjalizuesja. Kjo është ngjarje e rëndë që kalon në heshtje nga policia. Besoj që është akt i pastër hakmarrje politike ndaj zotit Denaj duke qenë jo vetëm n/kryetar i bashkisë së Kamzës, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, por edhe një aktor kryesor i këtyre protestave të 7 muajve të fundit. Situata ishte fati i mirë i familjes së vendimit dhe komshiut dhe banorëve të tjerë që nuk ishin prezent në momentin e këtij akti terrorist. Nuk di se cfarë mund të them tjetër, kjo është pasqyra e këtij regjimi, jo vetëm për fshehjen, por hakmarrje ndaj opozitës, e njerëzve nuk i bëjnë fresk qeverisë" tha Mziu.
Shtuar më 05/08/2019, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori