I vihet tritoli një banese në Durrës
I vdiq nëna pak kohë më parë, infermieri në Vlorë vrau veten?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 58 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Policia njoftoi se rreth orës 18:00, në fshatin Xhyerinë, Vlorë, një 58 vjeçar me inicialet Q.G, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu.

58-vjeçari punonte si infermier në këtë fshat, ndërsa jetonte i vetëm.

Dy muaj më parë, edhe nëna e tij ishte ndarë nga jeta, ndërsa ai jetonte vetëm më të, pasi nuk kishte krijuar familje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori