Zyrtare, datat kur nisin aktivitetet për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024. Përmes një vendimi qarkullues, KE-ja e FSHF-së ka marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, duke nisur që nga datat se kur nisin aktivitetet futbollistike.

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024. Ndërkaq, kampionati i ‘Kategorisë së Parë’ është programuar të fillojë më 2 shtator 2023 dhe të përfundojë më 8 maj 2024. Ashtu sikurse edhe gjatë edicionit të kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 20 dhjetor 2023. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, FK Partizani dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia.

Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2023-2024.:

Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;

Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;

Kampionati i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;

Kampionati i Kategorise se Dytë të fillojë më datë 23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;

Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024;

Kampionati i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024;

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;

Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati U-16 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati U-15 Abissnet Superiore të fillojë më date 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati U-14 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati U-13 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-19 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-17 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-16 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-15 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-14 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;

Kampionati Kategoria e Pare U-13 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;


Shtuar 18.07.2023 17:27