I theu nofullën mjekut në Lezhë, shpallet në kërkim i riu
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në spitalin e Lezhës ku mjeku dermatolog, Zef Doda është dhunuar nga një 24 vjeçar.

Sipas infromacioneve bëhet e ditur se 24-vjeçari me iniciale E.Ll ka goditur me sende të forta mjekun duke i shkaktuar fraktura në nofull.

Për këtë aryse mjeku është derguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ndërsa i riu është shpallurkërkim nga Policia,.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallurkërkim.
Shtuar më 07/03/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori