I shtruar prej 10 ditësh pas infektimit me COVID-19, detaje nga ngjarja e rëndë te Sanatoriumi
Ditën e sotme një 60-vjeçar nga Rrësheni vendosi ti japë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku kurohejspitalin e Sanatoriumit. Pacienti kishte 10 ditë që po kurohej në këtë spital pasi ishte infektuar me koronavirus.

Mësohet se 60-vjeçari ishte në gjendje të rënduar në terapi intesive dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Kujtojmë se në total 5 pacientë janë hedhur nga spitalet brenda pak muajsh, 4 prej të cilëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Shtuar më 30/11/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori