I shpëtoi vdekjes dhe doli nga spitali, Boris Johnson flet publikisht për sfidën me Covid-19
Boris Johnson ka dalë sot nga spitali ku luftonte për jetën me Covid-19 dhe ka patur një komunikim me popullin britanik.

Në një video-mesazh publik në “Twitter”, kryeministri Johnson shpreh falënderimet më të thella për të gjithë personelin mjekësor, që i shpëtoi jetën atij, dhe që po luftojnë do ditë në vijën e parë të betejës me virusin e frikshëm.

“Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën.

Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën”, shkruan Johnson. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2020, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori