I shpëtoi tre atentateve me dy të vrarë, kush është bosi i drogës i arrestuar sot
Policia arrestoi arrestoi katër persona sot, të cilët akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në Europë.

Mes të arrestuarëve është edhe Elvis Gaçaj, i cili është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës së tij, shkruan Albeu.com.

Kush është Elvis Gaçaj

Ai u plagos në vitin 2015">2015, ndërkohë që në makinën ku ndodhej u vranë dy persona të tjerë krejt të pafajshëm, ndërkohë që shenjëstra ishte Gaçaj.

Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i vitit 2015">2015, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.
Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa në 2015">2015 autorët e provuan me armë zjarri.

Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit që punonte për të.

Ai vetë shpëtoi me dy plagë të lehta në shpatull e në dorë, ndonëse autorët i kanë shkrepur armët plot 29 herë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori