I shpërtheu mina teksa e montonte, kush është 55 vjeçari që humbi jetën në guroren në Krujë
Një 55 vjecar ka humbur
jetën ditën e sotme në Kruje teksa punonte në gurore.
Policia e
Krujës ka sqaruar ngjarjen në guroren në
fshatin Kurcaj ku thekson se Ardian Jaupajt gjatë montimit të minave i ka shpërthyer një prej tyre dhe humbi
jetën. Bashkë me të u plagos edhe Gani Demnushi.
Krujë/Informacion paraprak
Në
fshatin Kurcaj të
Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur
jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së
Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2020,
ora 21:29