I shpallur 11 herë në kërkim, kush është Kadilli që nuk ka frikë as policinë
Duket se një 27-vjeçar, i cili është shpallur 11 herë në kërkim për krime ndaj personit nuk bindet kollaj edhe nga policia.

Por pas shumë herëve, më në fund u arrit të arrestohej në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri me fishekë në fole gati për qitje.

Edhe kësaj here ai tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, por u kap pas 10 minutash ndjekjeje nga forca e posaçme “Shigjeta”. Bëhet fjalë për Lajden Kadillin, i njohur edhe si “Lypeni” shqiptar, që në tri raste ka kundërshtuar Policinë, madje dy herë ka tentuar t’i përplasë me makinë efektivët e Rendit në Tiranë e Durrës.

Vitin e kaluar Kadilli u shpall në kërkim pas një incidenti që pati me dy djemtë e deputetit Spartak Braho në Durrës.

Ai është dënuar vetëm një herë në mungesë për një plagosje, por dënimi i është konvertuar me shërbim prove. Bëhet fjalë për plagosjen e Albi Çelçimës në Golem të Kavajës, ngjarje për të cilën Kadilli është dënuar në muajin qershor të vitit 2019 nga Gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, duke iu konvertuar dënimi me 5 vjet liri me kusht. Por gjatë periudhës që ishte në shërbim prove, ai është konfliktuar për parkimin me djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho, duke e kanosur këtë të fundit me armë dhe thyer xhamin e makinës me qytën e pistoletës. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të Brahos.

Për këtë ngjarje Kadilli është shpallurkërkim. Ndërkohë, një kërkim i dytë është dhënë në 11 shtator 2019 nga Policia e Tiranës. Kujtojmë që në të gjitha rastet që ndodhen në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit ku Kadilli është shpallurkërkim, ai nuk është arrestuar nga Policia.

Shtuar më 01/10/2020, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori