E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
I shkrumbuan Benzin gjatë natës, i riu nga Vlora tregon dyshimet
Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Një automjet tip "Benz Mercedez" është djegur gjatë natës në lagjen "28 Nëntori" dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Fillimisht u dyshua për shkëndijë elektrike, por më pas janë konstatuar gjurmë të lëndës djegëse, çka e ka orientuar hetimin drejt një ngjarjeje të qëllimshme. Ndërkaq, është marrë në pyetje i dëmtuari, i cili ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

“Automjetin e kam blerë rreth dy javë më parë në Tiranë. Kam lëvizur normalisht gjatë gjithë kësaj kohe në Vlorë dhe nuk kam parë ndonjë gjë të dyshimtë apo të kem pasur konflikte me persona të tjerë”, mësohet të ketë deponuar 28-vjeçari në Polici. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista.

Sipas burimeve, nuk përjashtohet dyshimi se ngjarja ka lidhje me konkurrencën për dyqanin e tij.
Shtuar më 10/09/2018, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori