I rrëmbeu titullin si mashkulli më seksi, John Legend bën komentin epik (FOTO LAJM)
Një ditë më parë,
Michael B. Jordan u shpall si “Mashkulli më seksi për vitin 2020” nga revista “People. Duke folur për këtë vlerësim,
aktori tha: “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë ‘Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë’. Por është një grup i mirë për t’u bërë pjesë e tij”.
Ndërkohë,
aktori rrëzoi nga froni këngëtarin e njohur John
Legend që mbante këtë titull. Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku teksa e ka uruar publikisht, nuk ka nguruar të bëjë dhe pak humor.
“Urime vëllai im
Michael B! Dhe faleminderit! Tani mund të vazhdojë të shtojë peshë i qetë nga karantina, pa presionin e një titulli për të mbajtur”, ka shkruar këngëtari në twitter.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 11:19