I riu nga Vlora në polici: Ja e vërteta e videos me qentë
Policia e Vlorës ka shoqëruar ditën e sotme në komisariat të riun 23 vjeçar i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale zënkën e dy qenve dhe ku qeni pit-bull e shqyen tjetrin.

I riu B.H u shpreh se për shaka fillimisht i kishte zënë qentë dhe se nuk mendonte se pit-bulli do ta shqyente qenin e racës tjetër.

B.H shpjegoi se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajve dhe se nuk kishte arritur dot ti ndante qentë.

Ai theksoi se i vjen keq për qenin që nuk mbijetoi nga "dueli".

Adoleshenti vlonjat theksoi se videon më tej e kishte hedhur në Instagram duke mos e menduar se ç'impakt do të kishte.

"Nuk e mendova se do të kishte kaq shumë impakt në publik", tha B.H në polici.

Sipas tij, videon kishte dashur ta fshinte por se nuk e kryente dot një veprim të tillë për shkak se i ishin bllokuar rrjetet sociale. /Albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori