I riu me COVID-19 u hodh nga kati i tretë, reagon spitali "Shefqet Ndroqi"
Shefqet Ndroqi” ka reaguar për 29 vjeçarin e shtruar me COVID-19 i cili u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalinShefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, shkruhet mes të tjerash.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

Shtuar më 13/08/2020, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori