I riu izraelit: Nuk dua të vras palestinezë (VIDEO)
Pëlqej
I riu Udi Segal nuk i është bashkuar ushtrisë të quajtur Forcat Mbrojtëse të Izraelit, për shkak, se siç ka thënë ai, nuk dëshiron të vrasë civilë të pafajshëm palestinezë.

“Kam kuptuar se arabët mund të jenë miqtë e mi, ata nuk janë të gjithë armiq, janë fqinjët e mi”, tha djaloshi për CNN.

Segal ka shtuar se nuk do ti bashkohej ushtrisë izraelite në asnjë mënyrë, edhe sikur të kishte një punë zyrë në këtë ushtri.

Ai ka shpjeguar se edhe sikur të jetë me post udhëheqës në ushtri, sërish do të detyrophej të japë urdhëra për të vrarë civilë, gjë e cila nuk është aspak njerëzore.

Ndërsa, 19-vjeçari, vetëm për faktin se ka refuzur të bëhet pjesë e ushtrisë së Izraelit, ka marrë dhe një dënim prej 19 ditësh burg. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori