I quajti gjakpirës shqiptarët, Haradinaj shkarkon ministrin
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Shkarkimi i tij është bërë për shkak të një gjuhe fyese për viktimat e Reçakut, dhe të dëmtuarve nga regjimi i Millosheviçit.
Reagimi i Haradinajt:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. /albeu.com/


Shtuar më 09/04/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori