I preu kokën bashkëfshatarit në mes të Korçës, vetëvaret në burg autori
Akoma nuk është harruar ngjarja makabre në Korçë, ku Zamir Topi i preu kokën bashkëfshatarit të tij në mes të tregut.

Mësohet se autori është vetëvarur me çarçaf në banjë. Pas vrasjes se Dashnor Osmanit, duke i prerë kokën me sëpatë, Zamir Topi i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor u burgos në burgun e Zaharisë në Krujë.

Mësohet se Zamir Topi kishte tentuar edhe më parë të vriste veten, por ishte ndaluar në kohë nga të burgosurit e tjerë shkruan panorama.

Në dëshminë që Topi dha para uniformave blu në momentin e arrestimit tha se ishte konfliktuar me viktimën, pasi ky i fundit i kishte dëmtuar varrin e nënës.

“Më kishte dëmtuar varrin e nënës që ishte afër me varrin e të afërmit të tij. I kërkova ta hiqte varrin që aty se më ishte dëmtuar varri i nënës, por ai nuk prani dhe filloi të më kundërshtonte”, ka thënë ai para policisë.


Shtuar më 07/06/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori